Pas polemikave në Argjentinë, pas penalitetit në kualifikuese, Marc Marquez ka lënë pas shpine gjithçka e të gjithë duke triumfuar për të shtatin sezon në pistën e Austin të SHBA.
Marquez konfirmohet si “pronari” i Moto GP në Amerikë duke shënuar triumfin e tij të parë sezonal dhe të shtatin pa ndërprerje në pistën e Austin.
Spanjolli i Honda-s nisej i katërti pas penalitetit të vendosur të shtunën, e brenda pak xhirosh arrin që të kryesoj garën duke lënë pas shpine Yamaha-n e Maverick Vinales dhe Suzuki di Andrea Iannone.
Valentino Rossi ka mbërritur i katërti në finish.
Ndërsa i pesti ka mbërritur italiani tjetër, Andrea Dovizioso, që rikthehet në krye të renditjes të Moto GP me 46 pikë.
Vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në pistën e Austin në Teksas. /TCH/
Here's the results for the #MotoGP race at the #AmericasGP 🇺🇸 pic.twitter.com/sYw9Zfm25J
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) April 22, 2018