Motor Lublin dhe Legia Warszawa përfunduan ndeshjen e tyre të fundit në Ekstraklasa me barazim 3-3.
Goli i parë në këtë ndeshje meriton vëmendje të veçantë dhe është një nga ata që do të mbetet në histori të futbollit.
Në minutën e 11-të të ndeshjes, Marc Gual i Legias hapi rezultatin. Portieri i Motor Lublin, Kacper Rosa, dukej i hutuar nga tifozët në tribunë.
Ndoshta tifozët kanë pasur një bilbil me vete dhe e kanë përdorur në atë moment.
Portieri e hodhi me qetësi topin dhe ishte gati ta godiste, por sulmuesi i Legias ishte më i shpejtë dhe shfrytëzoi rastin.
Arbitri përfundoi duke miratuar këtë gol të çuditshëm, me Motor Lublin që luftoi për të marrë një barazim. /Telegrafi/