Site icon Telegrafi

Marc Bartra mesazh emocionues drejt fansave pas sulmit (Foto)

Pas sulmit terrorist që iu bë autobusit të ekipit gjerman ditën e martë (në prag të ndeshjes me Monacon), mbrojtësi u dëmtua në krah dhe sot Bartra iu është drejtuar fansave me një letër të hapur në Instagram, ku shpreh atë që përjetoi në ato momente frike.

“Përjetova një moment të vështirë, më i keqi në jetën time, që nuk ia uroj askujt. Paniku dhe paqartësia e asaj që po ndodhte përreth nesh dhe se për sa kohë do të zgjaste ajo më trembi pa masë. Kanë qenë 15 minutat më të gjata të jetës time”, janë fjalët e lojtarit të Borussia Dortmund, Marc Bartra.

Më tej, lojtari i Borussia Dortmund shprehet se dëshiron të jetojë në paqe dhe të sheh sa më shumë njerëz në stadium që e duan sportin.

Para ndeshjes Bartra u duartrokit nga tifozët, kur u paraqit foto e tij

“E vetmja gjë që ju kërkoj është që të jetoni në paqe dhe të lëmë pas krahëve luftërat, për të bërë një jetë normale. Këto ditë, duke parë krahun tim të fryrë pas sulmit terrorist mendova vetëm një gjë, krenari”.

“Krenari duke menduar se e gjithë e keqja që deshën të më bënin u mbyll me kaq”, tha Bartra, që u dëmtua në pulsin e dorës së djathtë dhe nuk do të luajë për 3-4 javë.

Bartra pas operimit

“Të gjithëve u them se më shtohet dita-ditës dëshira për të jetuar, luftuar, punuar, për të qeshur e për të qarë, për të dashuruar, besuar dhe stërritur, për të kultivuar me njerëzit dhe shokët e mi të skuadrës pasionin për futbollin, të këtij profesioni që kam bërë gjithë jetën. Për të parë stadiumet plot me njerëz që e duan sportin, që dëshiron të provojë emocione që vetëm futbolli i jep, ndërkohë që jetojnë në një botë gjithnjë e më të çmendur”, tha Bartra në mesazhin për fansat e tij.

Exit mobile version