Pandemia që ka kapluar botën coronavirus, ka izoluar shumë shtete.
Italia është njëri nga shtetet më të izoluara dhe me më së shumti viktima nga ky virus deri më tani.
Futbolli është ndalur krejtësisht, derisa edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali po qëndrojnë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë që luan tek Hellas Verona, Marash Kumbulla ka postuar foto në Instagram.
Kumbulla ka shkruar nga izolimi, teksa i është falënderuar Sony Play Station, që po e kalon kohën me të.
“I dashur Sony Play Station, po të mos ishe ti… nuk të kam dashur kurrë kaq shumë sa në këtë periudhë!!! Dhe ju lutem, me apo pa Play Station, qëndroni në shtëpi”.
“Tani është gjëja më e rëndësishme. Bëni atë që ju pëlqen më shumë, por bëjeni në shtëpi. Gjithçka do të shkojë mirë”, ishte mesazhi i mbrojtësit shqiptar. /Telegrafi/