Carles Perez dhe Marash Kumbulla shënuan golat ndërsa Roma e Jose Mourinhos mundi skuadrën e sapo promovuar në Serie A Ternana me rezultat 2-0, me Edin Dzeko që përsëri kishte shiritin e kapitenit.
Giallorossët kishin mposhtur ekipin lokal Montecatini me rezultat 10-0 në miqësoren e tyre të parë parasezonale, por kishte një konkurrencë më të ashpër këtë mbrëmje.
Mourinho vendosi lojtarët e tij me një formacion 4-2-3-1, duke përdorur Perez, Henrikh Mkhitaran dhe Nicola Zaleëski pas qendërsulmuesit Dzeko.
FT | Roma 2-0 Ternana
A second training game of pre-season ends at Trigoria. Carles Perez and Marash Kumbulla with the goals for the Giallorossi!
#ASRoma pic.twitter.com/EmO4QG9f5y— AS Roma English (@ASRomaEN) July 18, 2021
Perez hapi rezultatin në minutën e 10-të të ndeshjes, pastaj pasi u ndryshua e gjithë formacioni pas pushimit, mbrojtësi Kumbulla vulosi fitoren 2-0 në minutën e 53 –të.
Gianluca Mancini mori shiritin e kapitenit në pjesën e parë, me Dzeko që e mori atë në pjesën e dytë.
Lorenzo Pellegrini, Jordan Veretout dhe Riccardo Calafiori ishin ende jashtë fushe, por Rick Karsdorp, Stephan El Shaarawy dhe Dzeko bënë paraqitjet e tyre të para të parasezonit. /Telegrafi/