Marash Kumbulla ka njoftuar se ka rezultuar negativ në testimet e fundit të bëra për coronavirus.
Anëtari i Romës është shëruar plotësisht nga COVID-19, derisa është rikthyer në klub.
Ish-anëtari i Hellas Veronës ka njoftuar në Instagramin e tij se ka rezultuar negativ me coronavirus dhe tani mund të rikthehet në stërvitje.
Mbrojtësi 20-vjeçar ka shënuar dy gola në tetë paraqitje për Giallorossët, derisa mund të jetë i gatshëm për takimin e së enjtes në Ligën e Evropës.
Reprezentuesi i Shqipërisë po kalon nëpër një formë të lartë të Roma dhe është bërë një lojtar standard në skemat e Paulo Fonsecas.
Roma është tri pikë mbi Young Boysin në Grupin A, e që në takimin e së enjtes mund të sigurojë kalimin e grupit. /Telegrafi/