Argjentina është eliminuar gjatë javës së kaluar prej kampionatit botëror të futbollit.
Argjentinasit si fajtor kryesor po e shohin Jorge Sampaolin, trajnerin që mund të shkarkohet shumë shpejt.
E legjenda e futbollit të “Gauçosëve”, Diego Maradona ka thënë se do të jetë i lumtur të kthehet në stolin e kombëtare dhe të punojë pa pagesë.
“Po, falas do të isha bërë përzgjedhës i kombëtares sime”, tha Maradona në një stacion televiziv në Venezuelë, sipas Reuters.
Theksojmë se57-vjeçari kishte udhëhequr amerikano-latinët tetë vjet më parë në botërorin e Afrikës së Jugut dhe u eliminua në çerekfinale nga Gjermania 4:0 gjersa ka punuar edhe si trajner në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, Maradona është shpallur kampion i botës me argjentinasit në botërorin e vitit 1986.
Theksojmë se skuadra aktuale e Argjentinës udhëhiqet prej Sampaolit, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022. /Telegrafi/