Mungesa e Italisë në Kampionatin Botëror të Rusisë e ka prekur pa dyshim edhe Armando Maradonën.
Edhe pse ai është argjentinas, kulmin e karrierës së tij e ka kaluar te Napoli dhe lidhjet me Italinë janë të mëdha.
Maradona ka folur së fundmi duke e vlerësuan mungesën e Italisë në Botëror, si më të madhen në histori të futbollit.
“Më vjen shumë keq që Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës. Italianët e bëjnë shumë tërheqëse këtë veprimtari dhe mendoj se kjo është një nga mungesat më të mëdha në historinë e kampionateve botërore”.
“E pashë ndeshjen. Italia luajti ashtu si donte Suedia, me harkime”.
“Suedezët kishin qendërmbrojtës gjigantë. Është shumë e trishtë që nuk do e shohim Italinë në Rusi. Kjo tregon se eliminatoret po bëhen gjithnjë e më të vështira”, ka thënë Maradona. /Telegrafi/