Reprezentuesit e Argjentinës në fillim të Copa America janë mundur nga Kolumbia 2-0.
Shumëkush beson se ky do të jetë një tjetër episod i pasuksesshëm i Lionel Messit dhe shokëve të tij të skuadrës. Mes tyre është legjenda dhe fituesi i Kupës së Botës, Diego Armando Maradona.
“Kur i shoh ata, kam ndjenjën se Tongo mund t’i mposht”, tha Maradona, duke iu referuar një vendi të vogël në Oqeani.
“Unë nuk mund të besoj kur i shikoj se si po luftojnë për fanellën e argjentinase”, tha Maradona, duke shtuar se “Gjenerata ime ishte në gjendje të thyejë autobusin pas humbjes, por sot nuk ka emocione. E pra, këtë fanellë nuk iu ka dhuruar nëna jote”.
Gauchosi ende duhet të luajë ndeshje kundër Paraguajit dhe Katarit në fazën e grupit dhe do të ishte një dështim i madh në rast se nuk do ta kalonin fazën e eliminimit.
Me Brazilin, argjentinasit ishin favoritët më të mëdhenj për të fituar titullin e kampionëve përpara fillimit të Kupës. /Telegrafi/