Site icon Telegrafi

Maradona kërkon falje për ndezjen e cigares: Ishte një ditë e vështirë për argjentinasit, nuk e dija se është e ndaluar tymosja

Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona ka kërkuar falje për ndezjen e një cigare kubaneze në stadium gjatë ndeshjes së Argjentinës ndaj Islandës.

Argjentina e nisi Kupën e Botës “Rusia 2018” me një barazim befasues 1-1 ndaj Islandës, ku Lionel Messi humbi një penallti.

Përveç kësaj humbje, vëmendja ishte edhe tek gjesti i legjendës El Pibe de Ore, i cili në stadium e ndezi një cigare duke thyer rregullat e vendosura.

Lexo po ashtu Për Maradonën nuk vlejnë rregullat e Botërorit, ai ndez cigaren në stadium

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Maradona ka kërkuar falje për gjestin e tij, duke thënë se nuk e dinte se një gjë e tillë është e ndaluar.

Njoftimi ku ndalohet cigarja

“Për argjentinasit ishte një ditë e vështirë dhe me shumë tension që në debutim”, ka shkruar fillimisht Maradona në profilin e tij në Instagram.

“Gjithsecili jeton sipas mënyrën së tij dhe i ndjen gjërat po sipas mënyrës së tij”.

Maradona duke tymosur

“Sinqerisht u them se nuk e dija që ishte e ndaluar të tymosja në stadium”.

“Unë u kërkoj falje të gjithë njerëzve dhe organizatorëve”.

“Forca Argjentina! Përpara djem! Tani, më shumë se kurrë!”, ka mbyllur shkrimin e tij legjenda argjentinase. /Telegrafi/

Exit mobile version