Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka thënë se është mirë pas problemeve mjekësore që i kishte pas ndeshjes emocionuese ndaj Nigerisë, ku Argjentina fitoi 2-1.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 ka qenë mjaftë aktiv gjatë gjithë ndeshjes.
57-vjeçari ishte në tribuna për ta përkrahur Argjentinën, por që u desh të shënohet gol në minutën e 86-të nga Marcos Rojo , për tu çmendur në festë.
Pasi emocionet ishin të mëdha, Maradona, gjatë dhe pas ndeshjes u desh të këshillohet me mjekët.
Marten Arevalo, një gazetar argjentinas dhe mik i Maradonës, zbuloi për media, se legjendës i është përkeqësuar gjendja nga presioni i ulët i gjakut.
Edhe Maradona ka shkruar për gjendjen e tij, duke e lidhur me një dëmtim në qafë .
“Dua t’i them të gjithëve se jam mirë dhe se nuk se nuk isha në spital”.
“Pas pjesës së parë me Nigerinë, qafa ime u dëmtua shumë”.
“Unë u kontrollova nga një mjek dhe ai më rekomandoi që të largohesha para pjesës së dytë, por kam dashur të qëndroj sepse kemi luajtur për gjithçka. Si mund të largohem?”.
“Unë u dërgoj një puthje të gjithëve, faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Maradona. /Telegrafi/