Telegrafi

Maradona ia bën me sy Napolit

Diego Armando Maradona i ka hapur derën që një të ardhme të kthehet në Napoli.

Legjenda e napoletanëve që kishte fituar titullin në Itali dhe Ligën e Evropës me Napolin mund të kthehet në këtë skuadër.

“Në Dubai, jam mirë. Të punosh në Napoli? Unë mendoj se mund të jap diçka. Kam lexuar në gazeta se De Laurentiis dëshiron që të bisedojë me mua, por kjo nuk ka ndodh ende”.

“Unë e kam parë atë tre ose katër herë. Shpresojë se mund të takohemi për të folur në lidhje me këtë. Unë jam në Dubai. Ai udhëton shumë në mes të Italisë, Los Angeles dhe NeW York. Eja një ditë këtu, dhe unë të ofrojë një kafe”, ka thënë legjenda e futbollit.

Maradona kishte kritikuar ashpër në fillim trajneri Sarri në fillim, por më vonë kishte tërhequr fjalët. /Telegrafi/