Telegrafi

Maradona: FIFA e njëjta dhe ende e korruptuar, Kolumbia u eliminua nga gjyqtari  

KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Diego Armando Maradona reacts prior to the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë me deklaratat e tij, ndërsa tani e ka me eliminimin e Kolumbisë.

Pasi i dështimi Argjentina e tij, Maradona ishte bërë tifozë me Kolumbinë.

Por eliminimit të Kolumbisë, Maradona ka shpërthyer me gjyqtarin amerikan Geiger, të cilin e bën fajtor për humbjen e latinëve.

https://twitter.com/LeightonCastle/status/1014251207454584834

“Ajo që ndodhi me Kolumbinë ishte vjedhje. Gjyqtari Geiger, që është amerikan, ndoshta njeh rregullat e besebollit, por jo të futbollit. Është një hajdut”.

“Ndërhyrja e gabuar ishte e Harry Kane, ndërsa ai akordoi 11-metërsh kundër kolumbianëve, që e humbën ndeshjen pa pasur asnjë faj. Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it?”.

Diego Armando Maradona gjatë ndeshjeve të Argjentinës (Getty Images)

Ai në emisionin “De la mano del Diez” e ka sulmuar hapur FIFA-n.

“Duhet t’i kërkojnë të falur popullit kolumbian. Gjyqtarët i përzgjedh Collina, i emëruar nga Infantino, që duhej të luftonte në FIFA korrupsionin dhe hajdutët, por në këtë ndeshje kemi parë të kundërtën. FIFA është ende ajo e vjetra”, ka deklaruar Maradona. /Telegrafi/