Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë me deklaratat e tij, ndërsa tani e ka me eliminimin e Kolumbisë.
Pasi i dështimi Argjentina e tij, Maradona ishte bërë tifozë me Kolumbinë.
Por eliminimit të Kolumbisë, Maradona ka shpërthyer me gjyqtarin amerikan Geiger, të cilin e bën fajtor për humbjen e latinëve.
https://twitter.com/LeightonCastle/status/1014251207454584834
“Ajo që ndodhi me Kolumbinë ishte vjedhje. Gjyqtari Geiger, që është amerikan, ndoshta njeh rregullat e besebollit, por jo të futbollit. Është një hajdut”.
“Ndërhyrja e gabuar ishte e Harry Kane, ndërsa ai akordoi 11-metërsh kundër kolumbianëve, që e humbën ndeshjen pa pasur asnjë faj. Pse nuk kërkoi ndërhyrjen e VAR-it?”.
Ai në emisionin “De la mano del Diez” e ka sulmuar hapur FIFA-n.
“Duhet t’i kërkojnë të falur popullit kolumbian. Gjyqtarët i përzgjedh Collina, i emëruar nga Infantino, që duhej të luftonte në FIFA korrupsionin dhe hajdutët, por në këtë ndeshje kemi parë të kundërtën. FIFA është ende ajo e vjetra”, ka deklaruar Maradona. /Telegrafi/