Telegrafi

Maradona dëshiron të bëhet trajner Unitedit: Jam njeriu i duhur për Manchesterin

Diego Maradona mendon se ai duhet të bëhet trajner i Manchester United dhe ta kthejë skuadrën në majat e futbollit, aty ku nuk është që disa vite.

Legjenda argjentinase ka bërë të ditur se nëse ai bëhet trajner i klubit angleze, gjë e parë që do të bënte është që ta largonte Paul Pogban nga skuadra.

Maradona është aktualisht duke e drejtuar skuadrën nga divizioni i dytë i Meksikës, Dorados de Sinola, pas largimit Emiratet e Bashkuara Arabe dhe si kryetar i skuadrës nga Bjellorusia, Dynamo Brest.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Duke folur për Four Four Two, ai ka thënë “Nëse Manchester (United) ka nevojë për një trajner, unë jam njeriu që u duhet”.

“Unë jam në dijeni se ata shesin shumë fanella në mbarë botën, por ata kanë nevojë që të fitojnë trofe poashtu. Mund ta bëjë këtë gjë për ta”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diego Maradona

“Fillimisht, nga skuadra do të duhej të largoheshin lojtarë që janë paguar shtrenjtë për ta, por që aktualisht nuk e kanë mendjen te klubi, por te rrjetet sociale apo edhe te ndonjë klub tjetër, ka shtuar më tej legjenda argjentinase.

Manchester United nuk e ka fituar Ligën Premier që nga viti 2013, atëherë edhe kur Sir Alex Ferguson u largua nga Old Trafford, andaj Maradona dëshiron të bëhet trajner i tyre, por mbetet të shihet çfarë do të ndodhë. /Telegrafi/