Telegrafi

Maqedonia sjell ligjin që dënon shkarkimin e filmave në internet

Përveç denimit fillestar, kompania tetovare ka pranuar edhe dënimin me gjyq në vlerë prej 600 mijë denarëve, pasi që ka përdorur softuerin e kompanisë amerikane Microsoft në mënyrë të pa-licencuar, thuhet sipas agjencisë maqedonase për të drejtat e autorit.

Ky është njëri ndër shembujt e shumtë të gjobave që agjencia maqedonase e të drejtave të autorit i ka ndarë për bizneset dhe individët të cilët nuk i kanë respektuar të drejtat e autorit. Dënimet aplikohet posaçërisht kur njerëzit e përdorin përmbajtjen e pa-licencuar për qëllime përfitimi.

Përgjatë viteve të kaluara, në veprimet e koordinuara mes shumë institucioneve shtetërore, fajtorë janë shpallur më shumë se 400 njerëz, të cilët janë zënë duke u marrë me piraterinë, ose kanë përdorur programe për krijimin e piraterisë, dhe shkeljen e të drejtave të autorit. / Telegrafi /