Telegrafi

Maqedonia përfaqësohet me 10 atletë në Garën Ballkanike të Atletikës në Beograd

Në garën ballkanike të atletikës në sallë që do të mbahet nesër në Beograd, Maqedonia do të përfaqësohet nga dhjetë atletë, ndërkaq në kampionat do të marrin pjesë 300 përfaqësues nga 15 shtete anëtare të ABAF-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Atletët e Maqedonisë do të garojnë në disciplinat e vrapimit 60 metërsh, 400 metërsh, 800 metërsh, stafetë 4×400 metërsh, 3000 metërsh, kërcim për së gjati, kërcim për së larti./Telegrafi/