Site icon Telegrafi

Maqedonia fton tre shqiptarë për dy miqësoret e radhës

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angelovski, ka ftuar tre futbollistë shqiptarë për ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në fund të këtij muaji.

Angelovski listën prej 18 futbollistëve, e ka publikuar të enjten, kanë njoftuar mediumet e Maqedonisë.

Në mesin e futbollistëve shqiptarë që janë ftuar për ndeshjet me Slloveninë dhe Bullgarinë, janë mbrojtësi Leonard Zhuta (Rijeka) dhe mesfushorët Armend Alimi (Shkëndija) e Agim Ibraimi (Maribor).

Ndeshjen e parë miqësore, Maqedonia do ta zhvillojë më 23 mars ndaj Sllovenisë në Koper, kurse gjashtë ditë më vonë do të luajë kundër Bullgarisë në Shkup.

Exit mobile version