Telegrafi

Maqedonia e Veriut fiton ndaj Lituanisë, mban gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020

Maqedonia e Veriut e ka mposhtur në udhëtim Lituaninë me rezultat 0-2 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Golin e parë për maqedonasit e shënoi Goran Pandev në minutën e 14-të, pas asistimit që pranoi nga Elif Elas.

Pas vetëm tre minutash, Enis Bardhi shënoi një gol të bukur afër zonës së rreptësisë, për ta dyfishuar epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej dy golave të Maqedonisë së Veriut, ndërsa e dyta nuk solli më gola të tjerë.

Të dyja kombëtaret kishin rastet e tyre, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin rastet ato, duke bërë që ndeshja të përfundonte 0-2.

Polonia është liderë e Grupit G me 13 pikë, të ndjekur nga Sllovenia me 11-të, Austria me dhjetë, Maqedonia e Veriut dhe Izraeli me tetë dhe Lituania ende pa pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/TOPScout3/status/1171138863957458946

https://streamable.com/bg9z4