Site icon Telegrafi

Maqedonia e Veriut e mbyll me fitore ndaj Izraelit fazën kualifikuese për ‘Euro 2020’

(Foto: Screenshot/twitter/Macedonian Football)

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka fituar me rezultat minimal (1-0) kundër Izraelit në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në Filip II Arena.

Të dyja këto përfaqësuese i kishin humbur gjasat për kualifikim direkt, pasi që Polonia dhe Austria i kanë zënë dy vendet e para në Grupin G.

Ndeshja u vendos me golin e vetëm të shënuar nga Boban Nikolov nga një top i kthyer në fund të pjesës së parë (45’+2).

(Foto: Screenshot/tëitter/Macedonian Football)

Pas kësaj ndeshjeje, Maqedonia e Veriut ka përfunduar në vendin e tretë në Grupin G me 14 pikë të arkëtuara.

Në tribuna të stadiumit ka qenë edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, për të përcjellë nga afër lojën e kësaj përfaqësuese, me të cilën Kosova do të luajë në muajin mars të vitit të ardhshëm, në kuadër të ‘play-offit’ në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version