Me barazim 1:1 ëahtë mbyllur miqësorja e parë e Maqedonisë së Veriut ndaj Moldavisë të zhvilluar sot në Antalia të Turqisë.
Dueli i luajtur në stadiumin “Mardan” dhuroi nga një në secilën pjesë. Të parët që shkuan në epërsi ishin të përzgjedhurit e seleksionuesit, Bllagoja Milevski.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Miovski shfrytëzoi në mënyrën më të mirë devijiminne topit nga goditja e Bardhit, duke e çuar në rrjetë për epërsi 1:0.
Maqedonia ishte në avantazh deri në minutën e 82-të, kur Damascan realizoi për Moldavinë dhe barazoi shifrar në 1:1.
Debutim me fanellën e Maqedonisë në këtë duel kishte edhe shqiptari, Lirim Qamili, i cili për herë të parë është grumbulluar me përfaqësuesen e vendit dhe u aktivizua në pjesën e dytë.
Maqedonia ndeshjen e dytë kontrolluese e luan ndaj Malit të Zi pas tre ditëve sërish në Antalia. /Telegrafi/