Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të marrë tre pikë të plota në udhëtim te Islanda, në kuadër të Grupit J, të kualifikimeve në Kupën e Botës, pasi barazuan 2-2.
Darko Velkovski kaloi maqedonasët në epërsi qysh në minutën e 12-të, me një asistim të Ezgjan Alioskit.
Me këtë gol të vetëm edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Në minutën e 54-të, Alioski ndryshoi rolin e tij, duke kaluar nga një asistues, në golashënues, për të dyfishuar epërsinë e Maqedonisë së Veriut.
Por, irlandezët më pas tronditen mysafirët, duke u shënuar dy gola të shpejtë.
I pari erdhi përmes Brynjar Ingi Bjarnason në minutën e 78-të, që shënoi për 2-1 nga një asistim i Gudmundsson.
Për t’i barazuar shifrat në 2-2 u përkujdes Andri Gudjohnsen (84’), me Gudmundsson që ishte sërish në rolin e asistuesit.
Në Grupin J, Armenia është liderë me 10 pikë, Gjermania me nëntë, Maqedonia e Veriut me tetë, Rumania me gjashtë, Islanda me katër dhe Lihtenshtajni pa asnjë. /Telegrafi/