Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll e ka filluar me këmbë të mbarë kamionatin evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Sllovenisë, që është e radhitur si e treta në botë, dhe Maqedonisë, kjo e fundit fitoi me rezultat 24:25, edhe pse në fillim të ndeshjes, sllovenët ishim dukshëm më të mirë në lojë.
Kthesa kyçe në këtë lojë ishtie ndërrimi i portjerëve të Maqedonisë. Trajneri Raul Gonzales e uli në rezervë Borko Ristovskin, dhe në vend të tij e futi në lojë Nikolla Mitrevskin, që me një mbrojtje të mrekullueshme bëri që ekipi i Maqedonisë të rikthehet në lojë.
Dejan Manaskov shënoi tetë gola, Kire Llazarov shënoi shtatë gola, kurse portieri MItrevski arriti të bëjë nëntë mbrojtje të mira./Telegrafi/