Site icon Telegrafi

MAPL dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në veri

Ministri Elbert Krasniqi dhe humanisti, Halil Kastrati

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe humanisti, Halil Kastrati kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive në komunat veriore.

Ministri Krasniqi ka thënë se ky projekt do t’ju jap të drejtën familjeve që të jetojnë në tokat e tyre, shkruan Telegrafi.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjëve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa mbi 100 tjera nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”. /Telegrafi/

Exit mobile version