Anubis, shtimi më i ri në listën e ‘map’ –ve konkurruese të CS:GO, tashmë po vendos një trend të ri.
Mapi i cili zëvendësoi Dust II në listën e ‘map’-ve konkurruese të CS:GO, Anubis, është i vetmi map që nga përditësimi më 18 nëntor që ka një përqindje më të mirë fitimi nga ana e terroristëve, sipas të dhënave nga Scope.gg
Deri më tani, terroristët kanë një normë fitimi 51.5 për qind në Anubis, ndërsa ky numër është më i vogël në Inferno, Overpass, Mirage, Vertigo, Ancient dhe Nuke, ku nuk arrihet as 50 përqindëshi.
Gjithashtu ana e terroristëve kanë një përqindje fitimi nën 50 në Dust II, mapi i cili sapo u largua nga lista aktive.
Mënyra se si ekipet profesionale do të luajnë Anubis do të thotë shumë për mapin e ri.
Deri më tani, Anubis është zgjedhur vetëm katër herë në ndeshje profesionale, sipas HLTV, ngjarja e parë e madhe me Anubis do të jetë BLAST Premier World Final 2022, e cila fillon më 14 dhjetor.