Site icon Telegrafi

Manuel Neuer: Vetëm një ose dy nga 10 persona do të shëroheshin nga aksidenti im në ski

Manuel Neuer pësoi një lëndim të tmerrshëm pasi u përfshi në një aksident me ski në vitin 2022, në të cilin ai theu këmbën e djathtë.

Duke folur për atë lëndim përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Bayern Munich kundër Real Madridit.

Neuer deklaroi: “Nuk e di se si do të ishte jeta ime nëse nuk do të mund të luaja përsëri futboll”.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i mundshëm i Real Madridit që mund ta mposhtë Bayernin

“Nëse do të pyesnit stafin mjekësor dhe ekipin e rehabilitimit, ata nuk do të besonin se ku jam sot. Unë mendoj se ndoshta vetëm një ose dy persona nga 10 do të shërohen nga ky lëndim”.

Neuer ka qenë në gjendje të rikuperohet plotësisht nga lëndimi dhe ka qenë në formë të mirë për Bayernin në sezonin 2023/24.

38-vjeçari ka mbajtur 10 porta të paprekura në 28 paraqitje deri më tani këtë sezon, duke përfshirë katër në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version