Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të 1/8 në Kupën e Gjermanisë.
në minutën e 17-të, ndryshuan forcat në terren, kur Manuel Neuer ndëshkohet me karton të kuq.
Por edhe me një lojtar më pak, Bayern Munich kishte raste më shumë, duke rrezikuar me Konrad Laimer, Leon Goretzkan dhe Min Jae Kim, por pa sukses.
Në mesin e pjesës së dytë, aspirinat morën epërsinë, kur Nathan Tella në minutën e 69-të shënoi për 1-0.
🚨🚨| GOAL: NATHAN TELLA GIVES LEVERKUSEN THE LEAD!!
Bayern 0-1 Bayer Leverkusen
— CentreGoals. (@centregoals) December 3, 2024
Bayer Leverkusen arriti ta ruaj rezultatin për të kaluar në raundin tjetër.
Granit Xhaka luajti për 90 minuta në këtë takim dhe ishte prej më të mirëve në fushë. /Telegrafi/