Telegrafi

“Manuali” skandaloz në Greqi, televizioni publik transmeton pamjet që mësojnë qytetarët si të vjedhin derivatet nga rezervuarët e huaj

Opinioni në Greqi është shokuar kur në programin e mëngjesit të televizionit publik ERT, është transmetuar storia që tregon se si me ndihmën e një gypi të plastikës nxirret nafta nga vetura e dikujt tjetër.

Çmimet e derivateve në këtë vend, nuk po ndalen duke u ngritur për shkak të krizës energjetike, transmeton Telegrafi.

Duhet të përdorni veturën, e derivatet janë të shtrenjta? Transmetuesi publik ofron zgjidhje – vidhni nga rezervuarët e veturave tjera!

Reagimet e opinionit nëpër rrjetet sociale nuk kanë të ndaluar, pasi televizioni publik ERT1 në programin e mëngjesit Sindesis, ka treguar një lloj “manuali” i cili hap pas hapi ju tregon si ta bëni këtë.

“Nuk është edhe aq procedurë e komplikuar…. nuk keni nevojë për gyp të veçantë – madje edhe një gyp i ujit nga plastika ju kryen punë”, dëgjohet duke thënë reporteri Kostas Stamu, derisa jepte këshilla për vjedhjen e derivateve, veprim ky që shokoi opinionin.

Automekaniku që ishte ftuar që t’i bashkohet reporterit gjatë transmetimit live, i ofroi shikuesve një “manual” të shpejtë – duke treguar sa lehtë mund të nxirret nafta apo benzina nga rezervuarët e veturave tjera.

Ai me saktësi tregoi se ku mund të shpohet rezervuari për të vjedhur naftën apo benzinës, në rast se metoda e parë do të ishte shumë e rëndë për praktikuesin. /Telegrafi/