Disa studime kanë treguar se efektet për të trajtuar disa sëmundje që posedon kjo bimë, mjaftojnë që të futet në hulumtimet farmaceutike
Përgatiti: Ermir Shkodra
Manteli i Zonjave rritet përgjithësisht në fushë të hapur në të gjithë Evropën. Gjinia Alchemilla (Familja: Trëndafilore), përmban një shumëllojshmëri speciesh që vetëm specialistët mund t’i dallojnë.
Manteli i Zonjave (këmba e lepurit; viraku), njihet lehtë me gjethet e saj në formë vazoje dhe lule të vogla të verdha në të gjelbra, të vendosura në tufa të vogla. Të gjitha varietetet e Alchemilles mund të përdoren.
Për shëndetin – Si bimë mjekësore Alchemilla ka vlerën më të madhe. Është e mirë për kujdesin e plagëve (të jashtme), menstruacionet e rënda, para dhe pas lindjes, për gjakderdhjet e hundës dhe lëkurë të prerë.
Mund të përdoren gjethet dhe lulet.
Kjo bimë është e pasur me agjentë taninë që lidhin lëkurën dhe forcojnë indet. Qelizat “tkurren” së bashku: me ndihmën e agjentëve te taninës, proteinat precipitojnë, duke shkaktuar membranat e qelizave të mbyllen së bashku për të formuar një përbërës të pazgjidhshëm.
Kjo “shtresë qelizore” siguron zonën e dëmtuar me një shtresë të përkohshme të fortë të indeve, e cila vepron si pengesë ndaj infeksioneve dhe irrituesve. Struktura e indeve të lënduara lehtësohet.
Efekti astringent i acidit të taninës gjithashtu shkakton që çdo gjakderdhje të zvogëlohet ose të pushojë. Agjentët e taninës në kombinim me substancat e tjera aktive të bimës, saponinat dhe vajin esencial – kanë një efekt pozitiv në lëkurë.
Hulumtimet e reja tregojnë se bima ka aftësinë për të penguar shkatërrimin e elastinës në lëkurë, që do të thotë se lëkura mundet më mirë dhe ndoshta më gjatë, të ruajë elasticitetin e saj.
Çaji nga Manteli i Zonjave është përdorur për të ashtuquajturat “probleme të grave” që nga kohët e lashta, p.sh. çrregullime menstruale, PMS (sindroma premenstruale) dhe probleme të menopauzës.
Ende nuk dihet se cilat substanca luajnë rol këtu, por përkundër kësaj, gratë brez pas brezi madje edhe sot kanë përjetuar lehtësime të sindromave kur pinë çajin e mantelit të zonjave.
Për organet e brendshme: Pini çaj rreth 30 minuta para çdo vakti.
Bima përmban taninë dhe si rrjedhojë nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit.
Bimët e pasura me taninës duhet të përdoren 30 minuta para ngrënies ose 2 orë pas, për shkak të aftësisë së tyre për të precipituar proteinat nga indet. Nëse kjo ndodhë në të njëjtën kohë me tretjen, mund të bëhet më e vështirë ndikimi i saj.
Në çrregullimet e stomakut dhe të zorrëve, duhet njeriu të bëjë gjithçka për të lehtësuar tretjen e ushqimit, kjo është veçanërisht e rëndësishme për t’u marrë parasysh.
Përdorimi i jashtëm: Alchemilla ka avantazhe edhe për përdorime të jashtme. Për kujdesin e plagëve dhe për forcimin e ujit të fytyrës, bëni një infuzion me gjethe.
Veproni kështu: Shtoni 2 lugë gjelle në 2.5 dl ujë të vluar, lëreni të mbuluar me kapak për 10 minuta. Lani plagën me leckë farmaceutike sterile me çajin e ftohur.
Për shpëlarjen e organeve gjenitale (bathë ulur): Merrni 50 gram (rreth 6 dl) gjethe të thata në 1 litër ujë të zier. Lëreni të mbuluar me kapak për 10 minuta dhe lejo banja të zgjasë për rreth 20 minuta.
Për ushqim-gatime – Si një perime me gjethe (si spinaqi), alchemilla duhet të mblidhet herët, para se agjentët e taninës të bëhen shumë të shfaqura.
Gjethet mund të përdoren si perime, por është më mirë nëse i përziejmë ato me bimë të tjera, të tilla si hithrat ose gjethet i bimëve të gjinise Chenopodium, në supë apo tavë. /Telegrafi/