Telegrafi

Manolas: Roma besoi në kualifikim

UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy.

Kostas Manolas është shprehur tejet i kënaqur me kualifikimin fantastik në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Roma humbi ndeshjen e parë me rezultat 4-1, por një fitore epike në Camp Nou siguroi kualifikimin për Giallorosët.

“Nuk brengosem fare nëse kam hyrë në histori. Më intereson vetëm Roma dhe arritja e gjysmëfinales pasi eleminuam ekipin më të mirë në botë, Barcelonën”.

“Ne kemi besuar nga ndeshja e parë, pasi humbëm 4-1 dhe na u mohuan dy penalti, por kemi parë se ekipi mund të fitojë. Ne kemi shfaqur paraqitjen e duhur”.

“Ne po vinim nga tri rezultate negative, që na kanë bërë stres, por ne kemi dhënë gjithçka dhe kemi dëshmuar se nëse kemi adhuruesit në krah, askush s’mund të na mposhtë”.

“Kemi nevojë për tifozët që të na japin shtytje”, deklaroi Manolas. /Telegrafi/