Telegrafi

Manolas pritet të vazhdoj kontratën me Romën

Roma dhe Kostas Manolas duke se do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Mbrojtësi grek ka qenë ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Manolas vendosi të qëndroj te Roma dhe tani është në bisedime me klubin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja ‘Corriere Dello Sport’, palët tanimë kanë arritur marrëveshje.

Manolas është në formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Romën

Manolas do të mbetet pjesë e Romës deri në vitin 2022, ndërsa klubi italian do t’i vendosë edhe një klauzolë.

Besohet se klauzola e largimit të lojtarit do të jetë rreth 40 milionë euro.

Me kontratën e re Manolas do të marrë edhe pagë më të lartë, pasi do të marrë 2,5 milionë euro në vit plus bonuset.

25-vjeçari gjatë afatit kalimtar të verës u kërkua nga Juventus, Inter, Chelsea dhe Zenit. /Telegrafi/