Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, pritet të jetë i gatshëm për derbin e javës në Serie A, atë ndaj Lazios.
Greku u zëvendësua në 13 minutat e fundit nga Federico Fazio në fitoren 3-2 ndaj Frosinone, duke i frikësuar me mungesën e tij në derbin e kryeqytetit.
Sidoqoftë, Sky Sport Italia raporton se në testet mjekësore nuk është vërejtur ndonjë lëndim i rëndë dhe lojtari mund të jetë i gatshëm për të shtunën.
Një problem i tillë Manolasit i kishte ndodhur edhe në nëntor në humbjen e Romës nga Udinese me rezultat 1-0.
Se ai do të jetë i gatshëm për Lazion është një lajm shumë i mirë pasi 27-vjeçari është një nga mbrojtësit më të mirë jo vetëm në Serie A, por edhe Evropë.
Në afatet e fundit kalimtare për shërbimet e tij kishin shfaqur interesim shumë skuadra, më serioze ishin Manchester Unitedi dhe Juventusi.
Aktualisht Roma renditet në vendin e pestë në kampionatin elitar italian me 44 pikë, gjashtë më shumë se Lazio një pozitë më shumë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Yiiz0V3gtvQ