Roma po mban frymën pasi Kostas Manolas e ka ndrydhur nyjen e tij në ndeshje me Greqinë.
Mbrojtësi startoi këtë mbrëmje në neshjen që Greqia zhvilloi në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Finlandës në Athinë.
Sidoqoftë, ai u shfaq i lënduar në nyjen e djathtë dhe kishte dhimbje që detyruan që ai të zëvëndësohej.
Raportimet e ndryshme sugjerojnë se bëhet fjalë për një ndrydhje, edhe pse teste tjera pritet qët ë realizohen për të konstatuar dëmin.
Roma javën e ardhshme udhëton për t’u përballur me Udinesen.
Ndërkaq, menjëherë i shkon Real Madridit në Ligën e Kampionëve para duelit të madh ndaj Interit dhe mungesa e Manolas do të ishte hendikep i madh. /Telegrafi/