Site icon Telegrafi

Manolas lëndohet dhe mbetet për disa javë jashtë fushave, Rrahmani tani do të ketë rastin e artë te Napoli

Amir Rrahmani i është bashkuar Napolit këtë verë, por hapësirat për të kanë qenë të pakta.

Mbrojtësi i Kosovës numëron vetëm pesë paraqitje këtë edicion, katër në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Italisë.

Megjithatë tani ka ardhur rasti i artë për të që të luaj titullar disa ndeshje, pasi Napoli është në probleme me mbrojtësit.

Kalidou Koulibaly është i izoluar për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa Kostas Manolas është lënduar dhe për disa javë do të mbetet jashtë fushave.

Kësisoj tani radha për të luajtur i vije Amir Rrahmanit, pasi vetëm prishtinasi dhe Maksimovic janë në dispozicion të Gattusos.

Reprezentuesi kosovarka pasur minuta të pakta në dispozicion këtë sezon, mirëpo dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të duke qenë se pritet të jetë titullar në mungesë të Manolas e Koulibaly.

E para do të jetë ajo në Kupën e Italisë ndaj Atalantës ku luhet një biletë për në finale dhe më pas vjen ndeshja e kampionatit ndaj Juventus.

Rrahmani duhet të japë më të mirën dhe të tregojë se paratë e shpenzuara për të ia kanë vlejtur, pasi në të kundërt aventura me të kaltrit mund të përfundojë para kohe. /Telegrafi/

Exit mobile version