Le ta pranojmë: Shumica prej nesh nuk janë “bekuar” me një fundshpinë të kolme. Mirëpo, mos u shqetësoni
Nëse dëshironi që trupi juaj të ketë kurba vërtet interesante, duhet të provoni këto ushtrime. Ato nuk kërkojnë asnjë pajisje dhe mund të kryhen edhe në shtëpi:
1. Nëse e keni zili trupin e Adriana Lima-s, duhet të dini se stërvitja është ajo që e bën trupin e saj të jetë në formë. Lëvizja e këmbës lart dhe poshtë si në figurë, i vendos muskujt në punë.
2. Ky është një ushtrim super efikas, që synon të zmadhojë muskujt e fundshpinës suaj. Çfarë është interesante nga ky ushtrim është se ai ndihmon për të sheshuar muskujt e barkut dhe forcon shpinën tuaj.
3. Ky pozicion yoge ngroh dhe tendos muskujt e pasmë dhe shtyllën kurrizore.
4. Squats janë një ushtrim themelor që synon muskujt e shumëfishtë në pjesën e poshtme të trupit.
5. Ky është një ushtrim i shkëlqyer që mund të aplikoni për të tonifikuar muskujt e fundshpinës dhe kofshët. Nëse jeni duke kërkuar për një fundshpinë të përsosur dhe të rrumbullakët ose dëshironi të zmadhoni kofshët tuaja kjo duhet të jetë stërvitja juaj.