Telegrafi

Manekinia e famshme ka pozuar në palestër, vëmendjen e ka vjedhur bashkëshorti i saj në sfond

Një nga manekinet më të famshme në botë, Ashley Graham, ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto ku pozon me bashkëshortin në palestër

Postimi i saj mori rreth 210,000 pëlqime.

Të lumtë vajzë”, “Vazhdo”, “Foto e mrekullueshme”, kanë shkruar ndjekësit entuziastë nga të cilët Ashley ka gati 20 milionë.

Megjithatë, shumë qeshën me shprehjen e fytyrës së bashkëshortit të saj, por shumica vlerësuan pamjen e palestrës së tyre private, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Ashley e shfrytëzon ndikimin e saj në rrjetet sociale për të promovuar bukurinë e trupit të femrës, pavarësisht formës dhe madhësisë.

/Telegrafi/