Site icon Telegrafi

Mandzukic i qeras me 4.000 euro pije të gjithë bashkëvendësit e tij që shikuan ndeshjen ndaj Rusisë  

Mario Mandzukic (Getty Images)

Mario Mandzukic shpenzoi 4.000 euro për blerjen e pijeve për njerëzit në vendlindjen e tij për të parë Kroacinë që mposhti Rusinë në penallti në Kupën Botërore ‘Rusia 2018’.

Mandzukic ka bërë një gjest të madh për bashkëvendësit e tij në vendlindje.

Sulmuesi i Juventusit qerasi gjithë bashkëvendësit e tij në një bar në Kroaci gjatë ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale ndaj Rusisë.

Lexo po ashtu Kroacia fiton dramën e penalltive ndaj Rusisë, kalon në gjysmëfinale të Botërorit

Ai shpenzoi plot 4 mijë euro për blerjen e pijeve për njerëzit në vendlindjen e tij për të parë Kroacinë që mposhti Rusinë në penallti.

Futbollistët kroat duke vrapuar pas fitores ndaj Rusisë (Getty Images)

Lajmi u konfirmua nga Radio Slavonija, duke vënë në dukje se mbështetësit u mblodhën në Kështjellën e Brodit në Slavonski Brod të Kroacisë dhe të gjitha pijet ishin nga sulmuesi kroat.

Nuk është hera e parë që sulmuesi 32-vjeçar ka treguar bujarinë për atdheun e tij, pasi vitin e kaluar ai ka dhuruar rreth 20,000 euro për zjarrfikësit në Dalmaci.

Lexo po ashtu Dalic: Mandzukic është shpirti i Kroacisë

Kroacia do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale të Kupës Botërore, ndërsa Belgjika do të luajë ndaj Francës.

Në rast kualifikimi në finale, ky do të ishte suksesi më i madh i Kroacisë në histori të Kampionateve Botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version