Site icon Telegrafi

Mandzukic fantastik edhe si portier, arrin të bëjë një pritje fantastike në stërvitje

Përfaqësuesja e Kroacisë është një nga befasitë më të bukura të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Kroatët kanë arritur deri në gjysmëfinale të Botërorit ku do të përballen me Anglinë.

Skuadra kroate gjatë ditës së martë ka bërë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj anglezëve dhe duket se atmosfera në grup është shumë pozitive.

Sulmuesi Mario Mandzukic ka gjetur kohën të tregojë aftësitë e tij në portë.

Ai ka postuar një video në Instagram ku shikohet duke bërë një pritje fantastike dhe normalisht nuk munguan komplimentet nga tifozët.

Por, fatmirësisht kroatët nuk kanë nevojë për shërbimet e Mandzukic në portë pasi Danijel Subasic ka bërë paraqitje fantastike.

Lexo po ashtu Mandzukic i qeras me 4.000 euro pije të gjithë bashkëvendësit e tij që shikuan ndeshjen ndaj Rusisë  

Mandzukic në këtë Botëror ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

Gjithsesi ylli i Juventusit njihet për angazhimin e tij të madh në fushë ku nuk ndalet së vrapuari për asnjë moment, gjë që është një ndihmesë e madhe për skuadrën e Zlatko Dalic. /Telegrafi/

Exit mobile version