Telegrafi

Mancini vë një tjetër rekord me Italinë

(Foto: Instagram/mrmancini10)

Rrjedha e ndeshjeve pa humbje ndoshta ka përfunduar, por Roberto Mancini vazhdon të vërë rekorde si përzgjedhës i skuadrës së Italisë.

Ai është bërë trajneri që arrin më së shpejti 30 fitore – pas vetëm 44 ndeshjeve zyrtare të zhvilluara.

Azzurrët kishin regjistruar 37 takime pa humbje, por në javën që lamë pas pësuan humbjen e parë, nga Spanja në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Sidoqoftë, ata u rikthyen menjëherë te fitorja duke triumfuar përballa Belgjikës në sfidën për medaljen e bronztë të këtij turneu.

Lexo po ashtu Italia fiton me mjaft spektakël ndaj Belgjikës dhe zë vendin e tretë në Ligën e Kombeve

Kjo ishte fitorja e 30-të e Mancinit në krye të skuadrës së Italisë, ndërsa këtë e ka arritur pas 44 ndeshjeve të zhvilluara.

Ai e mori drejtimin e Azzurrëve në maj të vitit 2018 dhe krahas këtyre rekordeve, e fitoi edhe Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mrmancini10)