Roberto Mancini është i lidhur me një kalim te skuadra e Olympique Marseille.
Trajneri që ishte në kontratë me Interin tashmë është i lirë pasi e ka zgjidhur kontratën me marrëveshje.
Ai ka qenë i lidhur edhe me punën e trajnerit të Anglia, por ende nuk ka diçka në këtë drejtim.
Sipas mediave italiane për trajnerin është hapur një shteg i ri pasi Olympique Marseille ia ka vënë syrin.
Franck Passi është trajner pasi skuadra kishte mbetur pa të kur Michel u largua.
Klubi është duke u shitur te amerikani Frank McCourt. /Telegrafi/