Telegrafi

Mancini thotë se Italia do ta fitojë Kupën e Botës, por shkuan në play-off

Italia ka dëshpëruar në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror.

“Azzurët” nuk kanë arritur të kualifikohen direkt për Kupën e Botës, duke barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës Veriore me rezultat 0:0.

Kështu, Italia mbetet e dyta në grupin C me 16 pikë, dy më pak se Zvicra që kualifikohet direkt në Botëror. Kampioni i Evropës, Italia kualifikimin në Kupë të Botës tani do ta kërkojë përmes play-offit, e që do të jetë më e vështirë.

Lexo po ashtu Zvicra merr vizën për Botëror, Italia në ‘play-off’

Pas ndeshjes, trajneri i Italisë, Roberto Mancini tha se Italia do të kualifikohet përmes play-offit dhe shpreson që ta fitojë Kupën e Botës.

“Tani përgatitemi për mars dhe kalojmë në play-off të sigurt. Ne do të rezervojmë vendin tonë në Kupën e Botës në mars dhe shpresojmë të fitojmë edhe turneun”, u shpreh Mancini pas ndeshjes. /Telegrafi/