Site icon Telegrafi

Mancini: Shtyrja e Euro 2020 është avantazh për Italinë, mund të fitojmë trofeun

Roberto Mancini beson se shtyrja e Kampionatit Evropian për verën e ardhshme mund të ishte një avantazh i vogël për Italinë, pasi sipas tij ata janë njëri prej ekipeve që mund ta fitojmë trofeun.

Azzurrët fituan të gjitha 10 ndeshjet kualifikuese në grupin e tyre duke kaluar në Euro 2020, ku ata do të përballen me Turqinë, Uellsin dhe Zvicrën.

Ishte menduar që kampionati evropiane të ishte këtë qershor, por ai është zhvendosur në vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së coronavirus.

Lexo po ashtu Mancini: Trofetë me Man Cityn dhe Sampdorian, momentet më të mira në jetë

“Është zhgënjyese që ne nuk po luajmë Kampionatin Evropian, por në të njëjtën kohë unë mendoj se mund të jetë një avantazh i vogël për Italinë, sepse ne jemi një ekip i ri dhe të kesh një vit përvojë shtesë mund të jetë e dobishme për disa nga djelmoshat”, ka thënë fillimisht Mancini për Rai 1.

“Unë mendoj se ne do të jemi në mesin e skuadrave të afta për të fituar trofeun”.

“Nuk më pëlqen të vendos shumë rregulla për lojtarët e mi, pasi nuk është e drejtë të cenoj personalitetet e tyre”, përfundoi trajneri i Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version