Roberto Mancini e vendos veten jashtë drejtimit të kombëtares së Italisë, pasi thotë ka thënë se është i lumtur në Zenit dhe nuk është duke menduar për kombëtaren.
Giampiero Ventura u shkarkua nga stoli i kombëtares pasi Azzurrët nuk arritën të kualifikohen për Kampionatin Botëror për herë të parë që 60 vite.
Ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit, Carlo Ancelotti është favoriti për ta pësuar Venturan te stoli i Italisë, por edhe Mancini është emri tjetër i madh në listën e dëshirave.
Mancini ka folur për eliminimin e kombëtares italiane duke treguar edhe trishtimin e tij për këtë mos-arritje në Kampionatin Botëror.
“Ashtu si shumë nga bashkatdhetarët e mi, unë ëndërrova të shihja Italinë në Kupën e Botës në Rusi. Të shohësh atë eliminim më dha një trishtim të madh”, ka thënë fillimisht tha Mancio për Match TV.
“Kam lindur pas vitit 1958, hera e fundit që ekipi ynë nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës, kështu që nuk e dija se çfarë do të thoshte të mos isha atje. Tani mund ta pranoj se ndihem sureal dhe jashtëzakonisht i trishtuar”.
Mancini u pyet nëse ai do të zëvendësonte Ventura në stolin e Italisë, por refuzoi një gjë të tillë momentalisht.
“Nuk jam i befasuar që emri im është përmendur në listë, duke parë që ata diskutuan gjithashtu me kolegët tjerë me përvojë që fituan në vende të ndryshme”.
“Por, unë jam i lumtur në Zenit dhe në St Petersburg, kështu që nuk jam duke menduar për Kombëtaren. Qëllimi im është të fitoj titullin e ligës ruse”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/