Italia mori një barazim me Anglinë, pasi ndeshja e zhvilluar të shtunën përfundoi në barazim 0-0.
Azurrët me pikën e fituar janë lider të Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, mbi Hungarinë, Gjermaninë dhe Anglinë.
Roberto Mancini aktivizoi disa lojtarë të rinj, ku vlerësoi lojën e tyre, teksa insiston se sulmuesit duhet të shfaqen më cinikë përpara portës kundërshtare.
“Ne krijuam mundësi më të pastra se ata. Në përgjithësi u treguam të aftë, luajtëm shumë mirë. Djemtë zhvilluan një ndeshje të mirë, mos të harrojmë që nuk ishte fare e thjeshtë. Duhet të përmirësohemi shumë, sidomos kur sulmojmë. Duhet të shënojmë gola. Në pjesën e parë patëm tri raste që nuk duhet t’i kishim humbur”, ka thënë Manicini.
Ai u ndal edhe te debutuesi Federico Gatti, pastaj te i riu tjetër Wilfried Gnonto, ndërsa në fund kishte fjalë te mira për mesfushorin sulmues Lorenzo Pellegrini.
“Të rinjtë? Gatti ishte pak i tensionuar përpara ndeshjes, por bëri mirë. Esposito gjithashtu bëri mirë. Gnonto i dha gjallëri skuadrës kur hyri”.
“Pellegrini ka stilin e tij të lojës, ai nuk është as Giannini as Totti. Për mua ai (Pellegrini) mund të bëhet shumë më i mirë se kaq, sepse bën mirë të dy fazat e lojës dhe shënon gola”.
“Ndonjëherë humbet topa që nuk duhet t’i humbasë, por nëse përmirësohet ai mund të bëhet një futbollist i mrekullueshëm”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/