Roberto Mancini i ka hedhur poshtë njoftimet se do ta zë vendin e Unai Emeryt si trajner i Paris Saint-Germainit.
Kampioni francez pësoi nga Guingampi të shtunën duke mbetur shtatë pikë prapa liderit Nice.
Për shkak të fillimit të keq të sezonit, është raportuar se Emery mund të shkarkohet, ndërsa Mancini është përmendur si një prej trajnerëve që mund ta zëvendësojë atë.
Megjithatë, kur është pyetur për thashethemet, strategu italian ka thënë se udhëtimi për në Paris nuk është në planet e tij.
Mancini është pa punë që kur u largua nga Interi në fillim të këtij sezoni. /Telegrafi/