Telegrafi

Mancini, njëri nga kandidatët për postin e trajnerit të Unitedit

(Foto: Manchester United Latest News)

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, është përfshirë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm.

Strategu italian e njeh Ligën Premier nga koha e tij te Manchester City, ndërsa The Telegraph raporton se tash kërkohet nga rivali lokal.

Djajtë e Kuq sapo e kanë angazhuar Ralf Rangnickun në postin e trajnerit të lënë bosh pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Lexo po ashtu Mancini: Shorti ka mund të jetë më i mirë, nuk e donim Portugalinë si kundërshtar – as ata Italinë

Mirëpo, strategu gjerman ka kontratë deri në fund të sezonit dhe klubi vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri afatgjatë.

E ardhmja e Mancinit te Italia do të varet nga kualifikimi ose jë në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, pasi Azzurrët janë në barazh. /Telegrafi/