Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, është përfshirë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm.
Strategu italian e njeh Ligën Premier nga koha e tij te Manchester City, ndërsa The Telegraph raporton se tash kërkohet nga rivali lokal.
Djajtë e Kuq sapo e kanë angazhuar Ralf Rangnickun në postin e trajnerit të lënë bosh pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.
Mirëpo, strategu gjerman ka kontratë deri në fund të sezonit dhe klubi vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri afatgjatë.
E ardhmja e Mancinit te Italia do të varet nga kualifikimi ose jë në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, pasi Azzurrët janë në barazh. /Telegrafi/