Roberto Mancini ka mohuar të ketë ndonjë kontakt me Paris Saint-Germain dhe se nuk ka asnjë nxitim për të filluar përsëri me punë.
Ish-trajneri i Interit aktualisht është agjent i lirë dhe ka qenë i lidhur me punën e trajnerit të PSG-së nëse Unai Emery largohet nga klubi.
“Shpresoj se do të jetë i mrekullueshëm viti 2017 dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Mancio për Mediaset Premium të premten.
“Këto zëra janë shumë normale kur ka një trajner i cili është jashtë kontratës. Disa klube nuk kanë një sezon të madh dhe duhet lidhje të reja”, përcjell Telegrafi.
“E vërteta është që unë nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd. Nuk ka absolutisht asgjë konkrete me Paris Saint-Germain dhe unë nuk kam asnjë nguti për të filluar përsëri me punë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/