Site icon Telegrafi

Mancini mohon se ka marrëveshje me Unitedin: Dua ta fitoj botërorin me Italinë

Roberto Mancini është njëri nga dëshirat më të mëdha të Manchester United për stolin e trajnerit.

Gjermani Ralf Rangnick ka marrë drejtimin e klubit, por ai ka kontratë me Djajtë e Kuq vetëm deri në fund të sezonit.

United dëshiron ta angazhoj Mancinin për edicionin e ri, por përgjigja e trajnerit italian për ta ka qenë negative, pasi është i fokusuar te Italia.

Mancini ka mohuar se ka marrëveshje me Djajtë e Kuq, pasi dëshiron që ta fitojë Kampionatin Botëror me Italinë.

Por për ta bërë një gjë të tillë, së pari Mancini duhet që me Italinë e tij ta siguroj një biletë në botërorë përmes ‘Play-Off’-it.

“Nuk është e vërtetë se kam marrëveshje me një klub anglez, gjithçka është false. Qëllimi im i vetëm është që të shkoj në Kampionatin Botëror me Italinë dhe të jem në gjendje ta fitoj atë”, deklaro Mancini.

Kujtojmë që Mancini edhe më parë ka drejtuar në Ligën Premier dhe atë rivalin lokal të Unitedit, Manchester Cityn. /Telegrafi/

Exit mobile version