Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se trajneri Franca mbetet favori kryesor për të fituar Kampionatin Evropian, pavarësisht një barazimi 1-1 kundër Hungarisë.
Ai u ndal dhe të stili i lojës që po aplikon Italia në këtë kampionat, duke qenë ndryshe nga vitet e kaluara.
“Franca, Spanja, Gjermania, Portugalia janë mësuar të fitojnë, ata janë plot me lojtarë të jashtëzakonshëm. Franca është ende favorit pavarësisht barazimit me Hungarinë, edhe Belgjika është e fortë”.
“Komplimentet që po marrim për lojën na japin kënaqësi. Ato nuk na krijojnë presion, ato na japin gëzim”, ka thënën Mancini.
‘Timonieri’ i këjsa Italie të bukur, thotë se kombëtarja që ai drejton ka katër Kupa të Botës falë lojës së mirë mbrojtëse.
“Ne fituam katër Kupa Bote me lojën tonë të zakonshme, faza mbrojtëse është thelbësore, por ne gjithashtu përpiqemi të ndryshojmë mentalitetin tonë dhe të sulmojmë shumë më tepër. Është një përzierje e mirë, djemtë kanë meritë që e kanë asimiluar këtë filozofi”, deklaroi ai.
Në fund ia u ndal te Marco Verratti, duke thënë se do të luajë, por pritet edhe ndryshime tjera.
“Marco duhet të luajë. Nëse ai do të fillojë, gjë që mund të ndodh, do të shohim se si do të jetë deri në fund të pjesës së parë. Nesër do të ndryshojmë diçka, është loja e tretë brenda dhjetë ditësh. Asgjë nuk do të ndryshojë në nivelin e paraqitjes”, përfundoi ai. /Telegrafi/